Ambasada amerikane bën tjetër deklaratë të fortë për gjyqin e Emiljano Shullazit

Aktualitet

Ambasada amerikane ne Tirane ka ndjekur me vemendje procesin gjyqesor ndaj Emiljano Shullazit ne gjykaten e Krimeve te Renda. Selia diplomatike e SHBA ka bere disa deklarata ne lidhje me kete proces, por zv.ambasadori në Detyrë Daniel Koski, ka folur dje serish ne lidhje me kete ceshtje.  

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi. Në fund, ishte diçka e zakonshme.

Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e prezumoi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin. I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit.

Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”, ka thene zyrtari amerikan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak jave me pare Shullazi dhe grupi i tij u denuan nga gjykata e krimeve te renda ne Tirane per tri akuza.

ME TE LEXUARAT