Rama vë në lojë Kryemadhin: E gjeti zgjidhjen "doktoresha e shkencave"...

Aktualitet

Daljen urgjente për mediet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta ironizonte në rrjetet sociale.

Sipas tij, dy udhëheqësit e opozitës kanë pasur zgjedhje të kundërta dje, me njërin që ia ka futur gjumit, ndërsa tjetrën që nuk ka fjetur, duke menduar sesi të zgjidhë kërkesat e studentëve protestues.

Por teksa Lul “Artisti”, – siç e quan kryeministri, – para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve që t’u çonin ushqime e batanije protestuesve, “doktoresha e shkencave” Monika Kryemadhi ka gjetur zgjidhjen shkencore.

Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s'paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t'ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t'u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve, t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT