“Jam i gatshëm të plotësoj kërkesa”, por Rama ka një kusht

Politikë

Kryeministri Edi Rama i ftuar në studion e emisionit “Opionin”, të Blendi Fevziut, në TV Klan sërish i ka bërë thirrje studentëve ftesë për dialog.

Ai ka theksuar se tarifat nga ‘starti’, do të ulen për të gjitha kategoritë, por më pas varet sa të zotë do të jenë ata ta zotërojnë uljen e tarifave, npërmjet vlerësimeve dhe përpjekjeve që do bëjnë.

“Unë jam gati për plotësimin e kërkesave, por duhet dialog me studentët. Nuk mund të bëj plotësim pa bisedime. Unë jam dakord që të verbërit të mos paguajnë tarifë, jam dakord që studentët e ekselencë të mos paguajnë tarifë, madje për shtresat e ulëta, jam dakord që studenti vitin e parë ta ketë shkollimin falas, por duhet të dijë të ruajë mesataren”,- tha Rama.

ME TE LEXUARAT