Aktualitet

Mbante lëndë narkotike në vilën me kamera sigurie, arrestohet 46-vjeçar shqiptar në Itali

Një 46-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari identiteti i të cilit ende nuk dihet u arrestua më 21 dhjetor, pasi plagosi një efektiv të policisë, i cili i kishte bërë thirrje 46-vjeçarit  që të ndalonte.

Pas arrestimit të tij, kontrolle u ushtruan edhe në policinë e tij, ku u gjet një rafineri artizanale kokaine. Në vilën e tij, shqiptari kishte edhe një sistem të jashtëligjshëm kamerash sigure, nga filmimet e të cilave dukeshin makina të shumta që dyshohet se mund të jenë “klientë” të tij.

Ndër të tjera në shtëpinë e 46-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua 400 gram kokainë, një blender, lëndë prerëse, mjete dhe kontejnerë për paketim.


Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close