Unaza e Madhe/ Deputeti zbulon dhuratën që Rama i ka bërë vetes

Politikë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari i është bashkuar protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re kundra projektit të Unazës së Madhe në ditën e Krishtlindjeve.

Braimllari ka thënë se ndërkohë që kryeministri Edi Rama i bën dhuratë vetes qindra miliona euro, qytetarët që nuk kanë bukë të hanë nixirren në rrugë.

“Solidaritet me banorët e Unazës së Re. Banorët e Unazës se Re në të drejtën e tyre. Të gjithë duhet të sakrifikojmë në mbrojtje të së drejtës së çdo qytetari. U provua vjedhja e Edi Ramës tek Unaza e Re. Edi Rama mbush xhepat ndërkohë qytetarët zhyten në varfëri.

Edi Rama i bën dhuratë vetes së tij për Vitin e Ri qindra miliona euro, ndërsa qytetarët nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e gojës. Edi Rama grabiti studentët, ndërsa oligarkët ndajnë me Edi Ramën qindra miliona euro”- u shpreh deputeti demokrat nga protesta.

ME TE LEXUARAT