Ku gjendeshin sot? Ushtarët shqiptarë tërbojnë serbët

Kosovë&Rajon

Portali serb “Alo” ka publikuar një video dhe foto, ku shihen pjesëtarë të KFOR-it në pjesën matanë Ibrit, ndërkohë që ai në një tekst shkruan se “KFOR-i nuk është prononcuar rreth marshimit të një grupi ushtarësh”.

Lidhur me praninë e një numri të konsideruar të ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-së, KFOR-i nuk është prononcuar, ku në tekst shtrohet pyetja çfarë duan ushtarët e Shqipërisë në veri të Mitrovicës, pasi që atyre “syrin” iu kanë “vra” ushtarët e Shqipërisë që janë pjesë e misionit të KFOR-it.

“Janë fotografuar tek lapidari i mbretit Lazar, kanë shëtitur sin ë shtëpinë e vetë. Askush nuk di pse kanë ardhur, çka kanë kërkuar këtu. Popullata është frikësuar me ardhjen e tyre, pasi ata janë këtu pak ditë pas kumtesës së Britanisë së Madhe që i këshillon qytetarët e saj që mos të udhëtojnë në veri të Kosovës”, ka thënë një qytetar.

Ndërkohë teksti përfundon me konstatimin se “Shqipëria nuk ka mision të saj në kuadër të KFOR-it”, gjë që është e pavërtetë, pasi dihet se secili vend i NATO-së ka paqeruajtës në Kosovës, ndonëse numri i tyre mund të jetë i vogël, sikurse është Shqipëria.

ME TE LEXUARAT