Vuçiç: Shërbimet sekrete perëndimore e ndalën korrigjimin e kufijve

Kosovë&Rajon

Kur kanë kaluar pak ditë nga samiti i Berlinit, i ftuar në një media serbe, Pink TV këtë të djelë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka bërë edhe disa komente për çështjen e kufijëve Serbi-Kosovë.

Pas lajmit se një investitor perëndimor në fushën e “Hi -Tech” do të vendoset në Serbi, ku do të punojnë njerëzit më të shkolluar në këtë fushë, dhe përplasjeve të zakonshme pozitë opozitë, lidhur me çështjen e kufijëve Vuçiç është shprehur se ideja e tij për korrigjimin e kufijve është thyer nga shërbimet sekrete perëndimore.

“Sot e kuptoj mirë se atë që e kam ofruar nuk ka mundur të kalojë për shkak të presioneve të fuqishme të disa vendeve, shërbimeve të tyre sekrete, të cilat i aktivizuan të gjitha agjenturat në vende të ndryshme, edhe ato politike edhe ato mediale që të punojnë apriori kundër një zgjidhje të tillë”

”Cila është zgjidhja tani, përveç asaj që Kosova dhe Metohia, jo me dëshirën time ose qe unë e kam njohur, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin”, ka thënë Vuçiq duke lënë të kuptohet se është vështirë të ulin tensionet dhe të arrihet më pas deri në njohjen e Kosovës.

ME TE LEXUARAT