Zaev takon Merkelin: Maqedonia e Veriut hap negociatat në shtator

Kosovë&Rajon

Bundestagu gjerman do të votojë pro nisjes së bisedimeve për pranimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dhënë garanci Kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se negociatat do të hapen në muajin shtator.

Pas një takimi që zgjati 40 minuta, Zaev doli besimplotë nga zyra e Merkelit. “Kancelarja theksoi se Maqedonia e Veriut ka bërë shumë përparime dhe Berlini ka një pikëpamje shumë pozitive ndaj saj” thuhet në deklaratën zyrtare të qeverisë.

Zaev, kreu i një qeverie koalicioni të drejtuar nga socialdemokratët, ka thënë se “vendi im ka besim të plotë tek kancelarja Merkel dhe mbështet politikën e saj në procesin e zgjerimit të BE “.

Vizita e Zaev në Berlin vjen pasi Bundestagu javën e shkuar nuk arriti të merrte ndonjë vendim për datën e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se “bisedimet për pranimin e dy vendeve nuk mund të jetë në agjendën e Këshillit Europian gjatë këtij muaji (Qershor). Çështja tashmë do të shtyhet deri në vjeshtë.

Por ndërsa qeveria në Shkup është entuziaste dhe ka besim të plotë se negociatat hapen në shtator, në Tiranë situata është më e vështirë për shkak dhe të krizës politike. Jo vetëm Gjermania, por edhe Holanda është skeptike për Shqipërinë.

Të mërkurën parlamenti holandez miratoi një rezolutë që praktikisht bllokon fillimin e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë në BE këtë vit, duke përmendur mungesën e përparimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Lidhur me Maqedoninë e Veriut, deputetët në Holandë e lanë derën hapur, pasi rezoluta nuk i referohej asaj.

ME TE LEXUARAT