Murrizi hedh propozimin: Do ndryshojmë sistemin zgjedhor

Aktualitet

Mesa duket edhe opozita parlamentare do te luftojë për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ka qenë Myslim Murrizi ai që pas Komisionit të Reformës Zgjedhore ka thënë se do të propozohet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

"Do të propozojnë ndryshimin e sistemit Zgjedhor. Ndryshimi i sistemit, i kërkuar jo vetëm nga ne, por nga të gjithë përveç Ramës dhe Bashës, kërkojnë që demokracia të shkoj tek qytetari. Ne kërkojmë një sistem të listave të hapura që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit të tyre", tha Murrizi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mbledhja e kaluar e Reformës në Drejtësi u anulua për shkak të mos plotësimit të kuorumit. Bashkryetari, Damian Gjiknuri tha se ndonëse opozita parlamentare ka vënë theksin tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, deri më tani nuk ka ende asnjë propozim konkret.

ME TE LEXUARAT