Isuf Kalo: Pse filluan “eliminimet e mëdha” nga Enver Hoxha

Aktualitet

“Eliminimet e mëdha filluan pasi infarktit”. Kështu pohon mjeku Isuf Kalo në emisionin “Opinion”, i cili tregoi jetën e tij afër diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij, eliminimet u bënë pasi diktatori Hoxha kishte frikë se nuk e dinte se kujt do t’ia linte pushtetin.

“Infarkti i Enver Hoxhës ndryshoi shumë gjëra. Ishte herë e parë që u “burgos”, nuk e dinte se kujt do t’ia linte pushtetin. Nuk dilte nga dhoma. Për katër muaj, ishte në regjim shtrati. Kishte humbur kontaktin me jashtë. Unë mendoj që ai e ka vuajtur se kujt ia kam lënë Shqipërinë dhe kujt do ti mbetet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Profesori po ashtu tha se të gjithë drejtuesit e lartë komunistë përgjoheshin, madje Enver Hoxha kishte merak se mund t’i përgjonin telefonin e tij.

Por si ishte të kujdeseshe për shëndetin e diktatorit?

“Çdo herë që hyja tek ai, hyja me vendimin që ishte hera e parë. Ti e mjekon si gjithë të tjerët, por hyja që të mos gaboja. Ai nuk kishte mjekë të huaj, nuk kishte frikë nga ata. Ai ka thënë që mjekët tanë i kemi shumë të mirë. Një mjek i huaj që vinte do ishte në vëzhgim. Për fëmijët që i dërgonte jashtë, ishte çështje imazhi. Gjendja e tij shëndetësore që sekret shtetëror. Sa ishte i ri, u mjekua në Kremlin. Kur kaloi infarktin erdhi grupi i mjekëve kinezë. I vetmi që e dinte mirë kartelën e tij ishte mjeku francez Pol Miliez”.

ME TE LEXUARAT