“Jam rumun”, shqiptari gënjen policinë britanike por e pëson keq

Aktualitet

Policet në Suanley të Britanisë së Madhe arrestuan një 18-vjeçar shqiptar, pasi u kap me kokainë.

Namik Hysa, 18 vjeç, ishte duke ecur me makinë në rrugën e vjetër në Maidstone, kur patrullat policore e ndaluan më 1 korrik. Ai u përpoq që të ikë, përpara se t’i gjenden në zotërim 20 qese me pluhur të bardhë dhe para në vlerë gati 200 paund, shkruajnë mediat britanike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I riu shqiptar ka këmbëngulur se është rumun dhe se është pikërisht personi që ka treguar në fotografinë e mjetit identifikues. Policia e kuptoi se ai është shqiptar, ndërsa i çoi një përkthyes në qeli.

Shqiptari po gjykohet për posedimin e kokainës, drejtimin e mjetit pa siguracion dhe një dokument të rremë identifikimi. Për rastin, autoritetet vendore lokale thanë se arrestimi i Hysajt është një rast shembull për të treguar se kushdo që tregton e shet kokainë në Britani duhet të marrë dënimin e merituar.

ME TE LEXUARAT