Ky është smartfoni që mban një javë bateri

Teknologji

Në Kongresin Botëror të Celularëve është prezantuar një nga pajisjet më të çuditshme e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo pajisje është smartfoni ‘Energizer’ me një super bateri prej 18,000 mAh.

‘Energizer’ është një markë e mirënjohur e baterive, e cila ofron një qëndrueshmëri të pabesueshme. Pikërisht kjo kompani ka bërë të mundur që ta sjellë këtë bateri super të qëndrueshme në një smartfon. Kjo ka qenë një gjetje e madhe dhe duket që do të ketë një interes të madh për publikun.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dihet që të gjithë përduruesit e smartfonëve kanë problemin kryesor kapacitetin e baterisë. Duke qenë se ekrani është i madh dhe përdorimi gjithashtu, bateria është e paqëndrueshme. Pikërisht ‘Energizer’ ka sjellë një produkt që përveç se ka një ekran LCD, 6.2 inç, 6 GB RAM dhe 128 GB hapsirë të brendshme ka dhe tre kamera në anën e pasme të saj.

ME TE LEXUARAT