Fshati qe ka me shume dhelpra se fëmije

Bota

Me rënien e numrit të lindjeve në të gjithë BE-në, disa qendra rurale kanë parë popullsinë e tyre të re duke u zvogëluar.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm 46 njerëz jetojnë prej fillimit në fshatin e largët spanjoll të Yernes e Tameza. Siç mund ta prisni, rrugët nuk janë të këndshme por veçanërisht në to nuk ka fëmijë që luajnë.

 

 

Nga 135 banorët e regjistruar të fshatit (i cili përfshin ata që e vizitojnë herë pas here), dy të tretat janë më të vjetër se 50 dhe vetëm 5% janë më të rinj se 20.

 

 

Zona rurale malore ku ndodhet Yernes e Tameza ka shkallën e lindjeve më të ulët në Spanjë, e cila ka nivelin e dytë më të ulët të lindjeve në BE. Banorët tregojnë se ky fshat dikur ka qenë i mbushur me njerëz dhe se ka pasur edhe 6 bare ku mblidheshin të gjithë bashkë dhe kërcenin ndërsa sot në të ka mbetur vetëm një bar dhe shumë pak banorë.

 

Një e moshuar tregon se natyra është duke i mbytur dhe se në shumë raste kafshët e tyre sulmohen nga arinjtë dhe dhelpërat që janë të shumta në numër. ‘Është vendi më i bukur në botë’, tregon ajo.

ME TE LEXUARAT