Tragjike, reperi 20-vjeçar ekzekutohet për vdekje nga hajdutët në shtëpinë e tij

Showbiz
Tragjike, reperi 20-vjeçar ekzekutohet për vdekje nga hajdutët

Reperi i njohur Pop Smoke, është qëlluar për vdekje gjatë një tentativë grabitje në shtëpinë e tij në Hollywood Hills.

Sipas “TMZ”, 20-vjeçari ishte në shtëpi orët e para të mëngjesit, kur dy burra të maskuar hynë për të vjedhur në banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas raportimeve paraprake grabitësit u përballën me Pop Smoke, të cilin e qëlluan për vdekje. Edhe pse u transportua menjëherë në qendrën shëndetësore “Cedars-Sinai”, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Ndërkohë vijojnë hetimet nga uniformat blu, ku autorët janë ende në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Pop Smoke e ka nisur karrierën në muzikën rap që në vegjëli, megjithatë së fundmi ai u bë i njohur për publikun e gjërë, kur kënga e tij “Welcome to the Party” u bë remix nga Skepta dhe Nicki Minaj.

Për vdekjen e reperit shumë koleg kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe ngushëllimi si bashkëpunëtorja e tij Nicki Minaj, 50 Cent, Chance The Rapper, Chip.

ME TE LEXUARAT