Njohja e patentave, ekspertet gjermane vijne ne Shqiperi

Aktualitet
Njohja e patentave, ekspertet gjermane vijne ne Shqiperi

Një delegacion i ministrisë së Transporteve të Gjermanisë po viziton Shqipërinë me qëllim vëzhgimin nga afer të procedurave të dhënies së patentave nga autoritetet shqiptare.

Misioni informues i kryesuar nga Guido Zielke, Drejtor i Përgjithshëm i Trafikut Rrugor dhe Transportit dhe Renate Bartelt-Lehrfeld, Drejtoreshë e Ligjit të Trafikut Rrugor në Ministrinë Federale të Transportit, do të hartoje një raport në lidhje me njohjen e konvertimin e lejeve të drejtimit mes dy shteteve. Me pas vendimmarrja do të jetë në rang politik nga ministria e transportit të Gjermanisë, dhe parlamentet e landeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor thotë se ekspertët gjermane patën përshtypje të mira ndërkohë, kryeministri Edi Rama shkruan në ‘Facebook’ se misioni teknik gjerman i ka përcjellë një opinion pozitiv qeverisë gjermane.

Pak javë më parë, njohja e patentave shqiptare u zyrtarizua edhe nga parlamenti grek. Kurse në Itali, një tjetër vend ku ka më qindra mijë shqiptarë, patentat e lëshuar nga qeveria shqiptare njihen prej kohësh, citon top channel. Lejet e drejtimit shqiptare njihen edhe, Kroacia, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

ME TE LEXUARAT