150 euro për të hyrë në BE, pranga dy personave në Devoll që po transportonin klandestinë

Aktualitet
150 euro për të hyrë në BE, pranga dy personave në

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona, të cilët kanë tentuar të kalojnë emigrantë të paligjshëm në kufi, kundrejt pagesave.

Sipas policisë, të arrestuarit iu kishin marrë emigrantëve nga 150 euro dhe iu kishin premtuar se do t’i kalonin në vendet e BE-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njoftimi i policisë:

Devoll

Policia parandalon dhe godet një tjetër rast të tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve.

Transportonin shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufijve, vihen në pranga dy shtetas.

Nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe shërbimet e Frontex-it, u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• K. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”);

• R. D., 37 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë në Maqedoni, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”);

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur “Ura e Trenit”, me një mjet fuoristradë tip “BMW”, me drejtues shtetasin R. D., duke transportuar 2 shtetas të huaj ( emigrantë të paligjshëm), të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT