Çfare po ndodh ne familjen mbreterore? Edhe nje tjeter çift drejt divorcit

Showbiz
Çfare po ndodh ne familjen mbreterore? Edhe nje tjeter çift drejt

Nipi i Mbretëreshës Elizabeth II, London, Earl of Snowdon, ka njoftuar se do të ndahet nga bashkëshortja pas 26 vitesh martesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

David Armstrong-Jones, djali i princeshës së ndjerë Margaret dhe bashkëshortja e tij Serena kanë rënë dakord me marrëveshje për tu ndarë, sipas një zëdhënësi të çiftit.

Ndërsa i kanë kërkuar shtypit të respektojnë privatësinë dhe familjen e tyre.

“Ata ranë dakord miqësisht se martesa e tyre ka përfunduar dhe do divorcohen,”- tha zëdhënësi.

Lajmi vjen disa ditë pasi nipi më i madh i Mbretëreshës, Peter Philips dhe bashkëshortja e tij Autumn njoftuan se po ndaheshin gjithashtu.

David është në vendin e 21 në radhën për fronin britanik dhe është i pari anëtar i familjes mbretërore që nuk është pasardhës i drejtpërdrejtë i Mbretëreshës.

Ai ka themeluar dyqanin e mobilieve luksoze Linley. Mamaja e tij, Princesha Margaret, vdiq në 2002 ndërsa babai i tij Antony Armstrong-Jones, fotografi i famshëm që u bë Earl i parë i Snowdon kur u martua në familjen mbretërore, vdiq në 2017.

Ndërsa çifti u martua së bashku në tetor 1993 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

ME TE LEXUARAT