Aktori i njohur pranon dashurinë me miken e fëmijërisë: U takuam pas 30 vjetësh dhe…

Showbiz
Aktori i njohur pranon dashurinë me miken e fëmijërisë: U

Aktori i njohur, Herion Mustafaraj ishte i ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan. Ai ka folur për të rejat më të fundit nga jeta e tij profesionale, por edhe ajo private.

Aktori pranoi se është në një lidhje dashurie me një mikeshën e tij, që e ka patur shoqe klase në shkollë të mesme. Herion shprehet se ata u takuan pas 30 vjetësh dhe gjetën përsëri njëri-tjetrin dhe atë dashuri të pakonsumuar më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Herion Mustafaraj: Unë që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30 vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pakonsumuar atëherë në atë kohë.

Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe si të thuash edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja.

Aktori tregon më tej se ndihet i plotësuar dhe i sigurt me partneren e tij në krah.

Herion Mustafaraj: Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato.

ME TE LEXUARAT