Politika

Arben Malaj: ‘Shengeni ballkanik’, gabim i qeverisë

Në emisionin “Real Story” të mbrëmjes së sotme po diskutohet rreth “Shengenit ballkanik”, deklaratën paraprake të të cilës e kanë firmosur sot kryeministri Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

I ftuar në emision ish ministri i Ekonomisë dhe financave, Arben Malaj, ka folur lidhur me ndërshkëmbimin e mallrave dhe vështirësitë që do të hasen nga “Shengeni ballkanik”.

Në ilustrim të idesë Malaj tha se një nga vështirësitë është ndalja e kontrabandës.

“Edhe sot që Kosova i ka vënë taksa Serbisë ka mallra që kalojnë pa paguar fare taksë”, ka përmendur ish Ministri, duke e vlerësuar si një gabim të qeverisë shqiptare unionin doganor.

“Unioni doganor ishte një gabim i qeverisë shqiptare. Përpara se të ndërhyjë politika duhet t’i shohin ekspertët përkatës për të mos patur keqkuptime”, ka thenë ish ministri Arben Malaj.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close