Holanda e vendosur: Mos të hapen negociatat me Shqipërinë

Aktualitet

Qëndrimi refuzues i Holandës ndaj çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vijon të përforcohet me afrimin e mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, më 17 dhe tetor, në Bruksel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraditen e sotme, tre deputetë, depozituan në parlamentin holandez tre mocione bllokuese për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit BE- Shqipëri.

Mocionet në fjalë i kërkojnë qeverisë së Amsterdamit të votojë kundër avancimit të rrugëtimit evropian të Shqipërisë në mbledhjen e javës së ardhshme, madje edhe kundër çeljes me kushte sikurse ka propozuar Bundestagu gjerman.

Ndonëse, Holanda ka vlerësuar hapat e ndërmarrë nga Shqipëria, siç u duk edhe në debatin parlamentar të para dy ditësh, deputetët theksojnë se nevojitej më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Vendimi përfundimtar i qeverisë holandeze pritet të merret pas votës së Francës më 17-18 tetor në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të Unionit, ku Holanda nuk do të përfaqësohet në rang ministri, pasi shefi i diplomacisë Stef Blok do të jetë në vizitë ne Indi bashkë me kryeministrin, Mark Rutte.

I deleguari i Holandës në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera anëtare do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit të deritanishëm.

Në këtë mënyrë, qarkullon dyshimi se një “po” e Francës do ta ndryshonte qendrimin e prerë të ekzukutivit holandez, që në atë rast do të unifikonte qëndrimin me dy shtetet kryesore të BE-së në votën e krerëve të shteteve të vendeve anëtare më 18 tetor.

ME TE LEXUARAT