Nobel per simpatizantin e Miloshevicit, reagime te shumta kunder cmimit

Kosovë&Rajon

Akademia suedeze e Shkencave këtë vit akordoi Nobelin e Letërsisë per autoren polake, Olga Tokarczuk, dhe austriakun, Peter Handke.

Çmimi për Tokarczukun i takon vitit 2018, ndërsa Handkenit i kaloi ai i këtij viti. U dhanë dy çmime këtë radhë, për shkak se ai i vitit të kaluar u anulua në mesin e një skandali seksual. Polemikat megjithatë rrethuan menjëherë fituesin e 2019-tës, Handke.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gazeta britanike The Guardian dhe ajo austriake Der Standard kujtuan në shkrimet e tyre sesi laureati i Nobelit të sivjetshëm ka qenë simpatizant i Slobodan Milloshevicit, pavarësisht akuzave që rëndonin mbi të për Genocid.

Der Standard madje thotë se shkrimtari austriak një herë kishte mohuar masakrën e Srebrenicës. Pasi Handke e pat përshkruar bombardimin e Serbisë nga NATO si krim lufte, ai u sulmua nga politikanët dhe mediat, një periudhë të cilën e përmendi edhe në librin e tij “Udhëtimi nga Dugout, ose shfaqja për filmin e luftës”.

Në 2006-tën, pas kritikave për pjesëmarrjen në funeralin e Slobodan Milloshevicit, nominimi i Peter Handkes për çmimin Heinrich Heine prej 50 mijë eurosh ishte anuluar nga këshilli i qytetit të Dyseldorfit. Shkrimtari më pas kishte deklaruar se nuk do ta pranonte çmimin.

Anëtarë të ansamblit të Berlinit e cilësuan anulimin e çmimit si “sulm ndaj lirisë artistike” dhe krijuan “Çmimi Heinrich Heine Berlin” që arriti të grumbullonte të njëjtat të holla, por Handke nuk i pranoi, duke kërkuar që të hollat të dhurohen për komunat serbe në Kosovë./top channel

ME TE LEXUARAT