E turpshme ne futbollin francez, lojtari kafshon kundershtarin ne organin gjenital

Sport
E turpshme ne futbollin francez, lojtari kafshon kundershtarin ne organin

Një incident i paprecedentë dhe i turpshëm ka ndodhur në futbollin amator në Francë, aty ku një futbollist kafshoi kundërshtarin në organin gjenital dhe e ka detyruar atë të bëjë 10 qepje.

Dënimi ishte 5 vjet skualifikim për lojtarin agresor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç raportojnë mediat lokale të Lorraine, ky incidenti i turpshëm ka ndodhur në 17 nëntor të vitit që lamë pas. Futbollisti i skuadrës së Terville nisi një sherr me kundërshtarin e tij, i cili ishte pjesë e Soetrich.

Një ndër lojtarët më të qetë, u mundua të hynte në mes dhe të sheshonte keqkuptimet, por ai e pësoi më keq. Futbollisti i Terville e ka kafshuar atë në organin gjenital, duke i shkaktuar një plagë aq të rëndë sa u deshën 10 qepje dhe katër ditë leje nga puna, për t’u rikuperuar.

Ngjarje e padëgjuar ndonjëherë që tashmë është bërë publike dhe nga mediat e huaja. PANORAMASPORT

ME TE LEXUARAT