Donnaruma portieri më i mirë, Strakosha në “Top 3”

Sport
Donnaruma portieri më i mirë, Strakosha në “Top 3”

Fakti që së fundmi nuk ka marrë në drejtim të kuadratit shumë goditje të rrezikshme ia ka lehtësuar punën dhe duke e mbajtur portën të paprekur në duelin e fundit kundër Torinos, Xhanluixhi Donaruma, ka vendosur që ta ngjisë veten në shkallën më të lartë të renditjes, lidhur me portierët që e kanë mbajtur më shumë se kushdo tjetër portën të paprekur deri në këtë pjesë të Serisë A.

“Gardiani” 20-vjeçar i Milanit regjistroi ndeshjen e nëntë pa pësuar gol (39.1 për qind e ndeshjeve pa pësuar gol), duke paraprirë kështu Marko Silvestrin e Hellas Veronës me një përqindje prej 37.5 ndeshjesh pa gol (gjithashtu 9 ndeshje pa gol, por ka luajtur një takim më shumë se Donaruma).

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, në vendin e tretë është shqiptari i Lacios, Thomas Strakosha me 8 ndeshje pa pësuar, ashtu sikurse edhe Muso i Udineses.

Titullari i të kaltërve, të cilët tashmë janë ngjitur në vend të dytë të renditje me vetëm 1 pikë larg kreut, vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike dhe të ëndërrojë titullin kampion me ‘lacialët’, pas fundjavës që lamë pas.

Ndërkohë, renditja vazhdon me juventinin Vojceh Shezni dhe Samir Handanoviç të Interit me 7 takime pa pësuar.

ME TE LEXUARAT