Ekonomia

“Kujdes kur merrni hua ne banka, kredia e Intesa Sanpaolo bank po me perndjek si hije prej vitesh”

Kjo eshte letra e nje qytetari qe ka vendosur te shkruaje ne adresen tone ne lidhje me nje problem me funksionimin e bankave sa i perket kredidhenies ne Shqiperi.

LETRA E QYTETARIT:
Marrja e nje kredie eshte nje vendim shume i rendesishem qe mund te ndikoje jeten tuaj ne gjithe vitet e kohezgjates se huase bankare por zgjedhja e bankes se gabuar eshte gabimi me i tmerrshem qe mund te beni.
Publiku shqiptar bombardohet sot nga reklama dhe oferta bombastike te bankave qe premtojne kushte preferenciale, perqindje te uleta dhe 1001 gjera me qellimin per ti bindur qytetaret qe te zgjedhin kredine e tyre. Huaja bankare eshte dicka pa te cilen shume njerez nuk krijojne dot jeten qe duan por megjithate vendimarrja duhet te jete e kujdesshme. E them kete nisur nga eksperienca personale me Intesa Sanpaolo Bank.

Ne vitin 2011 mora nje kredi tek kjo banke ne Shumen 33 milione leke per blerjen e nje apartamenti. Ne fakt, nuk kisha ndermend ti drejtohesha bankes Intesa Sanpaolo por pasi gjeta apartamentin ishte kompania e ndertimit qe me orientoi tek Intesa edhe pse une pagen e merrja ne nje banke tjeter. Kompania e ndertimit ma paraqiti kete orientim me mardhenien e vecante qe kishte me Banken Intesa duke me premtuar se procedurat buroktarike dhe dokumentet qe duheshin per kredine do te tejkaloheshin me thjeshte dhe me shpejt.

Dhe keshtu bera, hodha kestin e pare te apartamentit ne llogarine qe hapa tek Intesa dhe aplikova per kredi ne Shumen tjeter qe bashke me kursimet e mia perbente cmimin e apartamentit. Deri ne kete faze ishim ne kushtet e kontrates se porosise pasi pallati ku do te blija shtepine kishte vetem hipoteke karabina, pra objekti total dhe jo apartamentet me certifikata pronesie te personalizuara.
Kompania e ndertimit kerkoi qe vec cmimit te blerjes se apartamentit te paguaja edhe 1 mije euro koston e hipotekimit dhe une me deshiren per ta perfunduar shpejt kete proces, e bera edhe kete pagese.

Nje vit pas blerjes se shtepise kur kisha likujduar kompanine e ndertimit dhe kisha paguar kestet e kredise per 12 muaj, aplikova per blerjen e nje lap topi me keste tek nje nga qendrat tregtare ne Tirane. Mora pergjigje refuzuese pasi me thane se isha kreditor i keq, isha raportuar tek Banka e Shqiperise per vonese me kestet.
Me habiti pafund kjo situate pasi vec kredise tek Intesa Sanpaolo Bank nuk kisha marre asnje kredi tjeter ndaj u drejtova menjehere tek dega e bankes dhe kerkova informacion. Ata verifikuan pagesat e kesteve dhe me kthyen pergjigje se nuk kishin bere raportim per mua si kreditor i keq dhe me vonesa. U perserita edhe njehere se une nuk kisha kredi tjeter dhe u kerkova qe te kerkojne shpjegim ne lidhje me raportimin ne banken e Shqiperise.

Nje jave me vone mora informacion nga banka e Shqiperise. Informacioni nuk thoshte konkretisht anken qe me kishte raportuar por aty flitej per Shumen e kredise qe perputhej me huane qe kisha marre tek Intesa Sanpaolo Bank dhe po ashtu, ne raportim citohej data e kontrates se haamarrjes qe perkonte me dokumentin qe kisha firmosur me kete banke. Ndodhur ne keto kushte, kuptova se banka me kishte mashtruar ne interesimin tim te pare dhe pasi u konsultova me jurist mora prej tyre rekomandimin per ta verifikuar pronesine e apartamentit ne Hipoteke pasi mund te kishte probleme.
Dhe ne fakt keshtu rezultoi. Lashe menjane ceshtjen e raportimit si kreditor i keq dhe shkova ne Hipoteke ku kerkova nje kartele te rifreskuar per apartamentin qe kisha blere. Dy jave me vone mora kartelen ku shenohej se banesa ishte bllokuar dy here ne hipoteke, heren e pare per llogari te kompanise se Ndertimit “I… Ndertim” dhe heren e dyte per llogari te kredise sime.

Ishte nje situate shume e rende. Nuk dija cfare te beja dhe ku te drejtohesha. U paraqita tek banka dhe kerkova shpjegim per bllokimin e apartamentit dy here. Dega me tha se ceshtja nuk ishte me competence e tyre dhe me kerkuan qe shkoj tek drejtoresha e klienteve VIP ne zyrat qendrore te Intesa Sanpaolo tek Blloku. Shkova atje dhe kerkova serish shpjegim duke njoftuar zonjen e bankes se oer situaten do te beja kallezim penal. Vetem pak ketij momenti punonjesja e bankes me shpjegoi se kompania e ndertimit kishte marre 800 mije euro kredi tek Intesa Sanpaolo dhe si garanci kishte future gjithe pallatin me hipoteke karabina. Nderkohe banka kishte lejuar kete kompani dhe veten e saj qe te mashtronin me shume se 46 familje qe kishin blere apartamente ne pallatin ne fjale, edhe pse e gjithe prona ishte bllokuar njehere.

U Konsultova perseri me jurist dhe avokate dhe me thane se apartamenti qe kisha blere mund te bllokohej nese kompania e ndertimit nuk paguante kestet. Shkova perseri tek banka dhe u kerkova rrugezgjidhje por per jave te tera me benin ping-pong banka thoshte fol me kompanine e ndertimit, kompania thoshte nuk e dime cfare ka bere banka. Si perfundim banka rekomandoi qe te takoja pronarin e kompanise se ndertimit dhe ti kerkoja qe te paguante ne banke nje kest te kredise se tij prej 800 mije eurosh ne Shumen e apartamentit tim dhe te deklaronte se kjo shume shkonte per heqjen e bllokimit te shtepise. Mu deshen edhe disa jave te tjera negociata e perpjekje me ndertuesin i cili iste larguar nga Shqiperia dhe qendronte ne Itali duke ardhur vetem nje here ne 6 muaj ne Tirane. Pas shume negociatash e takimesh arrita qe ndertuesi te shkonte ne banke dhe te bente pagesen dhe me pas, ne vitin 2015 pas kater vjetesh sorollatje bera hipotekimin e apartamentit.

Menjehere pas kesaj kerkova nje kredi ne nje banke tjeter me qellim qe te mbyllja cdo mardhenie me Intesa Sanpaolo por nuk kishte mbaruar me kaq. Ne momentin qe kerkova kredi ne banken tjeter ata kerkuan informacion nga banka e Shqiperise dhe u rezultoi se une isha raportuar si kreditor me pagesa kestesh te vonuara deri ne dy muaj, pra isha kreditor i keq. Banka me kerkoi sqarime nderkohe qe u shpjegova qe ishte e gjitha keqkuptim. Ata nuk i binden me kaq dhe kerkuan statementin e pagesave te kesteve te kredise tek Intesa Sanpaolo Bank dhe nje vertetim nga kjo banke se une nuk kisha vonesa ne shlyerjen e kesteve. U deshen edhe disa jave te thera qe Intesa Sanpaolo ta leshonte kete vertetim se bashku me statementin ku nuk kishte asnje vonese.

Pas kesaj kerkova sqarim per raportimin qe kishin bere dhe pranuan se nuk kisha asnje vonese por kishte qene ndertuesi qe kishte vonuar kestet e kredise 800 mije eurosh. “Ju jeni person i lidhur pasi keni bllokuar per kredine te njejten prone ndaj ne momentin qe eshte raportuar ndertuesi per vonesa me kestet, ka shkuar edhe emri juaj”, me thane nga banka!!!! Me pas mesova qe si une ishin raportar edhe 45 familje te tjera qe blene apartamente ne ate pallat…..!!!! Perfundimisht ne vitin 2016 mora kredine ne banke tjeter dhe zerova cdo mardhenie me Intesa Sanpaolo Bank. Por fantazma e tyre mu shfaq serish ne vitin 2019 kur aplikova per nje kredi te vogel per rinovimin e mobilimit te shtepise. Serish banka ku aplikova me njotoi qe isha raportuar si kreditor i keq pese vite me pare dhe suhej nje vertetim qe nuk kisha pasur vonesa ne shlyerjen e kredite. Historia filloi nga e para, por ajo qe dua t`ju them eshte kujdes, kujdes, shume kujdes nga mashtruese te tille seriale qe luajne me parate, me pronat dhe me kohen tuaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close