Pamjet e momentit kur hoteli shembet ne mes te qytetit

Bota

Shembja e hotelit legjendar “Hard Rock”, u mori jetën 2 personave dhe plagosi 20 të tjerë në qytetin e New Orleans ne SHBA.

Ngjarja ndodhi ndërsa disa vinça të mëdhenj po punonin për restaurimin e objektit për të cilin kishte nisur një punë kolosale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë të mëdha nga hoteli u shkëputën duke shembur plotësisht disa kate të ndërtesës 18-katëshe. Nga autoritetet konfirmohen 2 viktima, 20 të plagosur dhe 1 person është shpallur i humbur.

Sipas raportimeve, në momentin e ngjarjes në hotel kanë qenë duke punuar 45 persona. Ekipet e shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për gjetjen e personit të shpallur të humbur.

ME TE LEXUARAT