Ramush Haradinaj firmos, nuk pranon mandatin e deputetit

Kosovë&Rajon

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka thënë sot Gazetës se ai nuk do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD-në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.

Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë se Haradinaj si bartës i listës, ka mijëra vota në qytete të ndryshme.

Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai ishte larguamr nga Kuvendi.

Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dhënë dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas paknaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni.

“Duke e parë se Kuvendi i Kosovës, është shndërruar në një institucion për mbulesën e shkeljeve kushtetuese që i ka bërë qeveria; duke e parë se Kuvendi është shndërruar në një vend ku deputetët me urdhër politik, tërhiqen zvarrë nga policia; dhe duke e parë përjashtimin arbitrar të deputetëve të Opozitës nga Kuvendi, jap dorëheqje të parevokueshme nga mandati i deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” arsyetonte Haradinaj largimin e tij.

Prej shtatorit 2017 deri në korrik të këtij viti, kur ai dha dorëheqje, Haradinaj udhëhoqi Qeverinë nga zgjedhjet e fituara në koalicion me PDK-në dhe Nismën/ Express

ME TE LEXUARAT