Furtunë në Burgje, Gjonaj: Shkarkohen 8 drejtorët, dërgohen për ndjekje penale

Aktualitet

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar sot se disa drejtorë burgjesh në vend janë shkarkuar nga detyra dhe janë dërguar për ndjekje penale.

Gjonaj tha se shkarkohen nga detyra drejtorë të burgjeve në Lezhë, Lushnje, Peqin, Sarandë, Rrogozhine e Durres.

Po ashtu, ajo njoftoi nisjen e garës për 28 vende vakante në postet e drejtorëve të burgjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministrja theksoi se kontrollet e kryera nga grupet e inspektimit të ngritura nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë kanë evidentuar shkelje të rënda të përsëritura të ligjit dhe rregullores së brendshme të burgjeve, kanë evidentuar shkele që rrezikojnë sigurinë e burgjeve dhe cenojnë besimin e publikut në mënyrë funskionimin e vuajtjes së dënimit.

"Në periudhën Korrik 2017- Tetor 2017 janë evidentuar mbi 150 raste të futjes së sendeve të ndaluara, celular, karta telefonike, pije alkoolike usb dhe sende të tjera të ndaluara

Sot hapim garën për 23 drejtues të burgjeve dhe paraburgimeve në të gjithë vendin. Nuk do te tolerojme abuzimin pë çdo zyrtar që shkel ligjin", tha ajo.

ME TE LEXUARAT