Debatet per negociatat, Macron braktisi sallen e mbledhjes ne Bruksel

Kosovë&Rajon

Presidenti francez Emmanuel Macron ka braktisur mbledhjen e sotme të Këshillit Evropian, pasi është përballur me kritika të ashpra nga shumë kolegë të vendeve të tjera anëtare të BE-së për mos pajtimin në lidhje me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, dëshmon për “360 gradë” një diplomat i pranishëm në takim.

Tema e zgjerimit është rihapur përsëri sot nga disa lider të vendeve anëtare, të cilët kanë kritikuar ashpër presidentin Makron për “paaftësinë për të perceptuar pasojat e mos dhënies së një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, thuhet se presidenti francez i zemëruar ka lëne sallën plenare në ndërtesën “Evropa” në Bruksel dhe eshte larguar.

ME TE LEXUARAT