Nevoja per uje ndryshon sipas peshes trupor

Soft

Uji është burimi i jetës… dhe kjo nuk është mësë e vërtetë. Për asnjë lëndë tjetër ushqyese, nuk kemi nevojë në sasi aq të madhe, sa kemi për ujin. Ne e sigurojmë sasinë e duhur të ujit nga 2  burime: nga uji i pijshëm apo lëngjet e tjera në masën 70-80 % dhe nga ushqimet në masën 20-30%. Dehidratimi shoqërohet me një sërë simptomash e shqetësimesh shëndetësore, ndaj të qëndruarit të hidratuar është primare.

 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rrahjet e çrregullta të zemrës, erë e rëndë e gojës, lodhje, marramendje, lëkurë të thatë tensioni i ulët i gjakut, dhimbja e muskujve, ajo e kokës , problemet me aparatin tretës janë disa nga shqetësimet më të zakonshme që vijnë nga pirja e paktë e ujit!  Por nëse deri më tani keni besuar se trupi hidratohet nëse pini të paktën 8 gota ujë, ose thënë ndryshe 2 litra ujë, në këtë artikull do të mësoni, se si kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Të paktën nëse bazoheni tek nevojat reale të trupit për ujë, duke u bazuar në peshën trupore. Kjo nevojë fiziologjike përcaktohet nga shumë faktorë, e njëri nga ata lidhet me kilogramët ! Zbuloni më poshtë sa litra ujë duhet të pini, në mënyrë që çdo qelizë e trupit që përdor H2O të funksionojë në mënyrë optimale.

 

 

Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë

 

 

45 kg – 1.4 litër ujë

 

54 kg- 1.7 litër ujë

 

63 kg- 1.9 litër ujë

 

72 kg- 2.2 litër ujë

 

81 kg- 2.5 litër ujë

 

90 kg- 2.8 litër ujë

 

99 kg – 3.1 litër ujë

 

108 kg – 3.4 litër ujë/Living

ME TE LEXUARAT