Djali shqiptar prej 5 vitesh ne Siri, myftiu apel diplomacise: Ktheni femijet tek familjet

Aktualitet

Myftiu i Shkodres Imam Muhamed Sytari apelon ndaj diplomacisë shqiptare që të punojnë për të rikthyer me çdo kush në Shqipëri çdo fëmijë e të rritur, që gjenden sot në Siri.

Deklarata e myftiut erdhi pas publikimit nga “Le Iene” të rastit të fëmijës shqiptar Albin Berisha, që prej 5 vitesh gjendet në një kamp të burgosurish, në Siri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ajo që na intereson është se familjet e shqiptarëve të gënjyer apo të mashtruar nga propagandat false të atyre ditëve të kthehen një orë e më parë në vendin e tyre. Sepse nuk kanë faj fëmijët për gabimet e të rriturve dhe normalisht që diplomacia me të gjitha format duhet të interesohet dhe të luaj rol vendimtar, qoftë dhe për kthimin e një fëmije të vogël, sepse ai është shqiptar.

Çdo shqiptar nga më i vogli deri tek më i rrituri është i shenjtë në këto kontekste. Ne si komunitet fetar i qëndrojmë thirrjeve tona dhe nuk e ndryshojmë thirrjen tonë për asnjë arsye sepse është një thirrje e drejtë dhe ajo që ka ndodhur në Siri gjatë këtyre viteve është një zullum i madh të cilin nuk e kemi dëshiruar dhe nuk e pranojmë dhe nuk e pranon asnjë mendje e shëndoshë”, tha myftiu Imam Muhamed Sytari.

ME TE LEXUARAT