Bota

Kurdet gjuajne me patate tanket amerikane

Në disa pamje të publikuara në internet, shihen kurdët të cilët të inatosur me faktin se ushtria amerikane po tërhiqej nga veriu i Sirisë, iu gjuajnë tankeve të SHBA-ve me patate.

Një prej tankeve amerikane, për të shpëtuar nga revolta e turmës së kurdëve, ecën nëpër trotuar. Zemërimi i kurdëve ka të bëjë me tërheqjen e një mijë ushtarëve amerikanë nga brezi kufitar mes Sirisë dhe Turqisë për t’u vendosur në Irak. Ky vendim u mor nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ia hapi rrugën Turqisë për ta nisur ofensivën ushtarake që ka shkaktuar dhjetëra viktima civile, shkruajnë mediat botërore.

Turqia ka thënë se do ta vazhdojë sulmin të martën, nëse forcat kurde nuk largohen plotësisht nga e ashtuquajtura “zonë sigurie” në Siri, ku për momentin po zbatohet armëpushimi 5-ditor, i arritur me ndërmjetësimin e zëvendës-presidentit amerikan, Mike Pence.

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, nuk po heq dorë nga kjo ofensivë, pavarësisht faktit se qëndrimi i tij është kundërshtuar nga vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Erdogan ka deklaruar se përkundër fjalëve, ushtria turke po dëshmon se është e fortë në Siri.

Kurdet qellojne me patate tanket amerikane, VIDEO: Daily Mail

Kurdet qellojne me patate tanket amerikane, VIDEO: Daily Mail

Gepostet von LajmiFundit.al am Montag, 21. Oktober 2019

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close