Peshkaqeni 'tiger' bie ne rrjetat e peshkarexhes ne Durres

Aktualitet

Një peshkaqen i llojit tigër, me gjatësi pesë metra e peshë rreth gjysmë toni, është kapur në ujërat e Adriatikut nga anija peshkatore “Meduza Durrës” ditën e sotme. Peshkaqeni i konsideruar i rrezikshëm me peshë rreth 500 kg, ka rënë në rrjetat e peshkatarëve së bashku me 15 këlyshë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Petrit Drogea kapiten i anijes Meduza sapo mbërriti në portin e Durrësit tha se peshku i konsideruar i rrezikshëm për ujërat e Adriatikut dhe të Mesdheut u kap në thellësinë 175 metra thellësi. Kjo është hera e dytë që kjo anije zë një peshkaqen të kësaj madhësie në gjuetinë në det.

Klima ka ndryshuar dhe llojet e peshqve tashmë gjenden edhe në cekëtin. Po ashtu edhe peshqit e mëdhenj synojnë bregun për shkak të ushqimit.

Petriti ka gati 50 vjet në det, si kapiten e anijeve të peshkimit, por sërish sa herë që në rrjeta bie një peshk i rrallë, kjo konsiderohet si një sfidë për kapitenin që ndjehet fitues në detin e hapur.

E ndërsa anija peshkatore është ankoruar në portin e Durrësit të shumta kanë qenë edhe restorantet të cilët kanë nisur prenotimin për peshkun e freskët, aq shumë i kërkuar nga konsumatori për shijen e veçantë të tij.

ME TE LEXUARAT