Rradhe te gjata qytetaresh ne zyrat e aplikimit per pashaporte

Aktualitet

Në zyrën e Lushnjes ku aplikohet për pasaporta, puna nuk nisur fare ditën e sotme, duke lënë njerëzit në pritje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një qytetare njofton në “Ti raporton” (+355 69 313 1311) në Top Channel se radha e aplikuesve ka nisur që në orën 08.00, ndërkohë që askush nuk ka hyrë për të vijuar me procedurat.

Qytetarëve u është thënë se shkak për këtë bllokim është bërë mungesa e formularëve të aplikimit që duhet të vijnë nga Policia e Lushnjes.

Nëna me fëmijë dhe emigrantë po presin prej gjashtë orësh në derën e kësaj zyre, ndërkohë që asnjë lëvizje nuk është bërë prej autoriteteve.

ME TE LEXUARAT