Thatesira dhe temperatura te larta, ja cfare pritet ne muajin nentor

Aktualitet

Jemi pothuasje në fund të muajit Tetor, por ende moti vazhdon të jetë i ngrohtë, diçka e pazakontë për stinën në të cilën jemi. Pas shirave të rrëmbyeshëm të fund Shtatorit, temperaturat janë rritur dukshëm dhe koha ka qenë e qëndrueshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por si do të jetë moti në ditët e fundit të Tetorit dhe gjatë muajit Nëntor? Kur do fillojmë ta ndjejmë freskinë tipike të vjeshtës dhe si parashikohet të jetë dimri për këtë vit? Për të folur për këtë temë ka qenë e ftuar në programin “Rudina”, Tanja Porja.

“Kemi thatësirë. Reshjet do mungojnë gjatë muajit Nëntor. Kemi një normalitet disi më të pranueshëm për zonat e ultësirës perëndimore. Do të kemi herë pas here vranësira dhe prezencë të reshjeve, por të pakta. Ndërkohë zona paramalore dhe malore do të jetë më e thatë. Më e thatë, kryesisht skaji juglindor, por edhe verilindja ku do të kemi mungesë, pra parashikohet të bien vetëm 40 përqind të sasisë të reshjeve të Nëntorit. Dhe duhet theksuar që muaji Nëntor është muaji më i lagësht në klimën shqiptare. Pra nëse nuk bien reshje dhe në muajin Nëntor situata është problematike. Nuk kemi patur në Shtator, nuk kemi në Tetor, Nëntori parashikohet mos ketë reshje. Sinjalet thonë që nuk do ketë prezencë të reshjeve gjatë Nëntorit madje edhe gjatë Dhjetorit”, shprehet Porja.

Prej javësh moti ka qenë i qëndrueshëm dhe me vranësira kalimtare. Temperaturat kanë arritur deri në 28-29 gradë në vlerat maksimale, ndërsa në ato minimale kanë variuar tek 12-13 gradë celcius. Vendi dhe i gjithë Ballkani vazhdon të jetë në po të njëjtat vlera atmosferike megjithëse muaji Tetor po përfundon.

 

ME TE LEXUARAT