Ushqimet pa etiketa, Papajani: Marketet mashtrojne per origjinen e produkteve

Aktualitet

I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Luli Papajani, Zooteknik, pjesë e grupit të punës për ligjin për Blegtorinë foli për rrezikun që i kanoset konsumatorit nga mungesa e etiketave në produktet e tregtuara në supermarkete. Papajani tha se mungesa e këtyre etiketave keqorienton konsumatorin dhe sjell probleme me konkurueshmërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Subjektet duhet të vendosin në etiketë vendin e origjinës së produktit, ku një pjesë e tyre kanë një shkrim aq të vogël saqë bëhet i padallueshëm, ndërsa mishi i ngrirë vendos vetëm datën e prodhimit, më gënjen si konsumator. Çmimi i filetove nga importi është më i lirë, mungesa e etiketës keqorienton konsumatorin, i cili nuk ka marrë informacionin e duhur. Një pjesë e përgjegjësisë i mbetet edhe supermarketeve, të cilat marrin produkte nga shumë vende dhe mashtrojnë me vendin e origjinës”-tha Papajani.

Përsa i përket etiketimit të produktit ushqimor (mish) që vjen i ngrirë nga importi, Papajani tha duhet të shkruhet në etiketë.

“Mishin e ardhur nga importi, subjektet janë të detyruara ta shkrijnë për ta vendosur në qese më të vogla dhe ta ngrijnë e ta nxjerrin në treg, por duhet të shkruhet në etiketë dhe unë si konsumator duhet ta di. Përsa i përket gjurmueshmërisë, kemi një shmangie te mishrat e ngrirë dhe shkrirë, nuk arrijmë t’i kapim dot.

Problem për Papajanin, mbetet përpunimi i produkteve në markete pa infrastrukturën dhe teknologjinë e duhur, duke rrezikuar kontaminimin e ushqimit.

“Duhet të reagojmë ndaj këtyre problemeve, VKM 434 rregullon problemet, por janë të pazbatueshme, ndaj duhet të mblidhen grupet e interesit për të vendosur rregulla, duhet riparë”-tha Papajani.

ME TE LEXUARAT