Ekonomia

Guvernatori Sejko: Papunesia ne nivelin me te ulet historik

TIRANË

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bilanc të faktit sesi po ecën ekonomia shqiptare në këtë periudhë.

Sejko tha se sektori bankar ka një përmirësim të vazhdueshëm, kurse shton se papunësia është në nivelin më të ulët historik.

“Rritja ekonomike vazhdon që të ketë rritje të vogla. Inflacioni për tremujorin është në nivelin 1.4 për qind. INSTAT informon se ekonomia është rritur m 2.3 për qind. Kredia në sektorin privat ka pësuar rritje. Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare do të ketë rritje gjatë 2 viteve të ardhshme.

Difiçiti buxhetor vazhdon të mbetet i ulët, kurse papunësia është në nivele të ulëta. BSH mban të pandryshuar normën e interesit. Ka përmirësim të vazhdueshëm të sektorit bankar.”, deklaroi ndër të tjera Sejko.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close