Ekonomia

Ekonomia në kolaps? Ministrja e Financave: Nuk ka rritje rrogash për vitin 2020, reduktim në investimet publike

Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka konfirmuar zërat që qarkullonin edhe më herët, lidhur mbi kolapsin ekonomik ku është zhytur Shqipëria në keqqeverisjen e Ramës. Në një dalje të fundit publike, Denaj ka konfirmuar se për vitin 2020 nuk do të ketë rritje pagash, po kështu do të ketë reduktim të investimeve publike.

“Ky do të jetë një buxhet që mbështet të gjitha reformat e qeverisë shqiptare, që janë ato në arsim, shëndetësi dhe bujqësi. Konteksti i pagave këtë vit është adresuar, ne kaluam në mars një vendim qeverie, i cili filloi efektivitetin e tij në prill; kuptohet që kjo shtrihet edhe për vitet e tjera, sepse ajo vijon. Për vitin në vijim, konteksti i rritjes së pagave nuk është parashikuar, por kjo nuk do të thotë që, në varësi të treguesve makroekonomikë, të mos realizohet” deklaroi Denaj

Denaj ka shpjeguar edhe arsyen se përse në vitin 2020-ën  do të ketë edhe reduktim të investimeve publike.

“Investimet do të jenë në ulje sepse vijmë nga një bazë më e ulët e këtij viti në raport me përfundimin e vitit. Kemi të bëjmë sigurisht ende me një parashikim konservativ dhe deri në fund të vitit unë do të rezervoja më shumë optimizëm edhe për realizimin e të ardhurave, që është prezantuar në draftin e parë” u shpreh Denaj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close