Lajmi i fundit

“Akuzat e pastrimit të parave të turpshme”/ Basha: 90% e gënjeshtrës sot është ç’montuar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzën që Prokuria e Tiranës ka ngritur ndaj tij për falsifikim të dokumenteve të pagesave të një lobimi të fshehtë rus.

Pas përfundimit të takimit me të rinjtë në Krujë, Basha shprehet se PD-ja do të luftojë deri në fund të rrëzojë dhe gënjeshtrën për pastrim të parave.

Basha shprehet se Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë.

“Prokuroria është e përdorur nga Edi Rama dhe u detyrua të tërhiqej nga akuzat e dy viteve me radhë. Më akuzuan për pastrim parash. Tha që kishte dokumente për financimet ruse dhe u tërhoq me turp. E rëndësishme është të dalë e vërteta. E vetmja gjë që mund të them sot është se 90% e gënjeshtrës është çmontuar dhe 10% do i çmontojmë në gjykatë përmes të vërtetës. E vetmja gjë që më solli deri këtu është qëndresa për të vërtetën. Lidhjet me rusët i ka vëllai i presidentit më të dashur të Putinit në Europë”, u shpreh Basha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close