Aktualitet

“Nuk i ndjej me…”/ Nderroi jete diten e djeshme, fjalet e fundit qe tha Andi Maloku

Ditën e djeshme ndërroi jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja që mbeti i plagosur pas atentatit në Shkozet.

Mbrëmjen e të mërkurës ai doli nga reaminacioni. Maloku ishte i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit për shkak të një plumbi në zonën e shtyllës kurrizore.

Ditën e djeshme, gjendja e tij u përkeqësua duke shfaqur problem me frymëmarrje dhe menjëherë është në reaminacion ku u mbajt për dy orë në terapi intensive.

Mjekët dyshuan për një tromboemboli, plumbat që i kishin dëmtuar dy anët e mushkërive dyshohet që për këtë arsye të kenë nisur edhe komplikacioni. Mësohet se fjalët e fundit që 24 vjeçari ka thënë teksa po e dërgonin për një skaner “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjt”.

Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që të plagosurit ti shpëtonin vdekjes.

Mësohet gjithashtu, se 24 vjeçari nuk ka punuar asnjë ditë vetme në polici, dhe se punonte me Ndojës, me një rrogë modeste 30 mijë lekë të rinj punë që për të rezultoi fatale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close