Ngjarje e rëndë në Fier, naftëtari ndërron jetë sapo kthehet në shtëpi

Aktualitet
Ngjarje e rëndë në Fier, naftëtari ndërron jetë

Një nga punonjësit e rafinerisë se Ballshit ka ndërruar jetë në Fier. Mësohet se viktima është Artan Voshtima, i cili ka pësuar atak në zemër, sapo është kthyer nga protesta për në shtëpi.

Voshtima ka ndërruar jetë këtë pasdite në banesë. Shkaqet e vdekjes së tij kanë qenë natyrale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Artan Voshtima ka qenë pjesë e protestës së naftëtarëve të Fierit, që kërkonin pagat e prapambetura, por jo e grevës.

Familjarët e të ndjerit nuk kanë pranuar që të afërmit të tyre t’i bëhet autopsia.

ME TE LEXUARAT