Policia qellon me arme protestuesit, nje i plagosur

Bota

Një polic ka qëlluar një protestues gjatë një dite tjetër demonstrimesh të dhunshme në Hong Kong.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet e postuara në Facebook treguan që oficeri duke tërhequr armën e tij para se të përplaset me një burrë në një pengesë rrugore.

Kur një burrë tjetër u afrua i veshur me një maskë në fytyrë, oficeri qëlloi ndaj tij, duke e goditur në bark.

Ndërsa vazhdoi rrëmuja, oficeri gjuajti dy herë të tjera – megjithëse policia tha që vetëm një person ishte plagosur në total.

Gjatë ditës ka pasur një sërë pëplasjesh të tjera, me policinë që gjuajnë plumba gome dhe gaz lotsjellës në pjesë të tjera të Hong Kong-ut.

Në një moment, u shpërnda gaz lotsjellës në rrethin qendror të biznesit – një dukuri e rrallë gjatë orarit të punës në një ditë të javës.

[embed width="600" height="600"]https://youtu.be/N-zINR8YZHo[/embed]

ME TE LEXUARAT