'Nuk kam ende një burrë, por as gruaja jote nuk ka...', Mira Kazhani i kthehet Julian Dedës

Showbiz

Një artikull i gazetares Mira Kazhani për protestën e Astirit, ka shkaktuar debat mes saj dhe aktorit Julian Deda.

“Në kauzë dhe në formë dështoi duke ngjallur antipati tek qytetarët e tjerë. Një fotografi e Shqipërisë 30-vjeçare të keqpërdorur. Dhe që dhe pas gruas që mallkoi para mikrofonave dëmshpërblimin 130-milionësh për shtëpinë e saj, duke e quajtur tallje, ka shumë që do duan të gjejnë dikë të tallet me këtë vlerë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shumë shqiptarë që i kanë blerë shtëpitë me borxhe, me kredi, që nuk e kanë ndezur kondicionerin në ditët e ftohta, për të kursyer, që nuk kanë mundur të blejnë ç’kanë dëshiruar e të plotësojnë ëndrra, për shkak të çmimit me të cilin duhet të siguronin një shtëpi”, ka shkruar gazetarja.

Aktori Jul Deda nuk e ka pëlqyer kete qëndrim dhe ka reaguar me një status në profilin e tij ku shkruante: Kësaj gazetaruçes populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet se gjynah.

Por Mira Kazhani i ka kthyer përgjigje Julit duke e publikuar statusin e tij në Instastory. “I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Më sa shoh, as gruaja jote nuk ka”, ka reaguar ajo.

Aktori nuk e ka lënë me kaq replikën në rrjetet sociale. “Kaq e deshtuar je sa çdo kritike qe shkruhet ne facebook, edhe kur nuk te permendet emri e kupton se behet fjale per ty,” ka përfunduar replikën Deda.

ME TE LEXUARAT