Cilesia e gjumit apo sa ore flini? Zbuloni kush ka ndikim me te forte ne shendet

Soft

Të flesh si qengj është ëndrra me sy hapur e secilit prej nesh, sidomos në momentet drobitëse e të lodhshme në punë. E në fakt, një gjumë i mirë, ndoshta jo si i qengjit, nuk ofron çlodhje vetëm për sytë dhe trurin.

Cilësia e gjumit është thelbësore për shëndetin kardiovaskular. Një studim nxjerr në pah një lidhje të fortë mes sasisë dhe cilësisë së gjumit me rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ekspertët janë të bindur se cilësia e gjumit ka një ndikim të fortë tek ateroskleroza.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Roli i Gjumit tek Shëndeti i Zemrës

Ekspertët analizuan të dhënat mjekësore të rreth 4000 individëve të një moshe mesatare prej 45 vjeç. Dy e treta e pjesëmarrësve në studim ishin meshkuj dhe asnjë prej tyre nuk vuante nga ndonjë sëmundje e zemrës. Në harkun kohor të 7 ditëve, pjesëmarrësit në studim regjistruan cilësinë dhe sasinë e orëve të gjumit.

Ata u ndanë në katër grupe:

Njerëzit që flinin më pak se 6 orë në natë, Ata që flinin rreth 6-7 orë në natë, Ata që flinin 7-8 orë në natë, Njerëzit që flinin më shumë se 8 orë në natë.

Gjatë analizimit të të dhënave, ekspertët përjashtuan faktorët e tjerë të rrezikut për sëmundjet e zemrës përveç arteriosklerozës. Por ata zbuluan se njerëzit që flenë më pak se 6 orë çdo natë janë 27% më të rrezikuar nga ateroskleroza. Gjetjet e studimit treguan se njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në natë, në veçanti gratë, kanë një rrezik mbi 27 % më të lartë të prekjes nga arterioskleroza.

Në tërësi, sipas të dhënave të studimit, cilësia e keqe e gjumit e rrit rrezikun e arterosklerozës me 34 përqind. Arterioskeroza shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Nëse arterioskleroza prek enët që ushqejnë zemrën ose trurin, pasojat janë shumë të rënda. Kjo nënkupton se cilësia e gjumit ka një ndikim më të fortë në shëndet se sasia e tij.

 

ME TE LEXUARAT