Sport
Shqiperia me mendjen te Franca, deshtim ndaj Andores
Kombetarja e Shqipërise nuk ka arritur që të fitojë dot kundër Andorrës duke barazuar me rezultatin 2-2 në Elbasan Arena dhe tashmë i thotë lamtumirë edhe vendit të tretë.
Ndeshja e vlefshme për Euro 2020 nisi mirë për ne duke shënuar gol që në minutën e gjashtë me anë të Bekim Balajt.
Pas 12 minutash miqtë barazojnë me Martinez i cili realizoi edhe golin e dytë në minutën e 49-të.
Manaj riktheu baraspeshën duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në minutën e 55-të në 2-2.
Kuqezinjtë tentuan që të merrnin fitore në këtë takim, por nuk ja dolën që të shënonin duke mbyllur ndeshjen ne barazim.
Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!