Cakaj takon ministrin maqedonas për Diasporën, ja çfarë diskutuan

Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 40-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, u takua me Edmond Ademin, Ministrin për Diasporën të Maqedonisë së Veriut, i cili është njëkohësisht edhe President i Komisionit Kombëtar i vendit të tij në UNESCO.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në këtë takim sipas "Ballkanweb", u diskutuan një varg çështjesh dypalëshe, nga forcimi i marrëdhënieve me diasporën deri te bashkëpunimi në fushën e integrimit evropian.

Po ashtu gjatë takimit dy ministrat nënvijëzuan nevojën për bashkërendimin e përpjekjeve në zbatim të projektit të përbashkët rajonal të liqenit të Ohrit i cili tashmë është regjistruar në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

ME TE LEXUARAT