Daja i nuses zhduket me 200 milionë lekë me vete, dy vëllezërit në sherr

Soft
Daja i nuses zhduket me 200 milionë lekë me vete, dy

Në seancën e ndërmjetësimit të kësaj jave në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” janë përballë njëri-tjetrit dy vëllezërit Novruzi me Fatbardhin. Ata i kanë hedhur të gjitha kursimet e jetës në një projekt inekzistent. Novruzi në mirëbesim i ka dhënë dajës së gruas së Fatbardhit plot 80 milionë lekë ndërsa vetë Fatbardhi i ka dhënë 120 milionë lekë. Ata i kanë dhënë këto para duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore me akte noteriale ndërsa si këmbim do të merrnin një pronë.

Zoti Novruz vjen në seancën e ndërmjetësimit për t’u përballur me vëllain e tij Fatbardhin, të cilin ka pesë vite pa e parë, ai pranon të vijë në studio duke marrë premtimin se vëllai do të qëndrojë i qetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Novruzi: Ky zotëria më ka marrë 80 milionë lekë bashkë me dajën e gruas së tij. Më premtuan që këto lekë do t’i japim brenda 3 muajve me kontratë, me noter nga Durrësi kam ikur në Fier. Këta më hedhin edhe një shkollë si garanci për lekët. Pas 10 vitesh këta nuk më kanë dhënë asnjë lekë. Kërkoj këtë dhe atë tjetrin nuk i gjej dot. Ky më solli atë dhe i dhashë lekët. Të më japë lekët siç ia kam dhënë, i tërhoqa nga banka, por këta nuk më përgjigjen.

Fatbardhi: Unë jam shumë dakort me të gjitha ato që më thotë vëllai im.

Novruzi: Po më jep lekët, ça dakort me llafe thua ti...

Fatbardhi: Shuma e lekëve që deklaron ai përpara këtij publiku është marrë 80 milionë lekë. Këto lekë nuk janë vetëm të vëllait janë edhe të miat, ku unë kam dhënë edhe një shumë të konsiderueshme prej 120 milionë lekësh të tjera ia kam dhënë edhe unë këtij personi që bëhet fjalë për Haxhi Rrapaj që ka dy shkolla private në Patos.

Novruzi: Pse nuk ma nxirrje atë mua ti?

Fatbardhi: Të bëhem unë me faj që ti të bëhesh kriminel.

Novruzi: Ç’ke me mua ti? Ti ma gjeje mua atë.

Fatbardhi: Unë ça do fitoj po e vrave ti atë? Kjo shumë është e deklaruar edhe sipas kontratave me dajën e gruas, dy në 2010-n, një në 2011-n dhe një tjetër në 2012-n me shuma të konsiderueshme.

Novruzi: Premtoi se do bënte ndërtesë këtu tek Selvia, me atë më gënjyen mua këta. Do të japim dyqan më thanë...

Fatbardhi: Personi që ka marrë lekët është Haxhi Rrapaj dhe nuk gjendet. Unë kam bërë sipas rrugës ligjore me noteri, që më ka kërkuar rifreskim të certifikatës më tha ke marrë një shumë të konsiderueshme e jepni këtë shumë për të marrë një dyqan tek Selvia këtu në Tiranë. Jam emigrant 33 vite unë bashkë me byrazerin dhe këtë shumë ai e ka marrë nga ne. Siç e kërkonte ligji unë veprova duke rifreskuar dokumentacionin dhe shkoja disa herë për t’u bindur. Si garanci për paratë është një tokë në Patos ku sot është bërë një ndërtesë. Pallati tek Selvia nuk u ngrit asnjëherë, ishte një mashtrim dhe shkollën na e hodhi ne përsipër.

Fatbardhi: Unë ku t’i gjej lekët?

Novruzi: Unë dua lekët e mia, më gjej Haxhinë.

Eni Çobani: Fakti që i keni dhënë një shumë kaq të madhe parash, keni pasur një besim ekstrem. Tani, Haxhiu ku është? Se këtë po të themi edhe unë edhe Novruzi.

Fatbardhi: Haxhiu fëmijët i çoi në Amerikë, vetë nuk dihet ku është.

Eni Çobani: Nuk është, po Novruzit paratë kush do t’ia japë?

Ardit Gjebrea: Kaq të pamundur e ke që të gjesh këtë dajën e nuses?

Fatbardhi: Nuk kam aq fond që të vete ta gjej në Amerikë, në Greqi, në Serbi ku bredh.

Ardit Gjebrea: Vjehrrën e ke gjallë?

Fatbardhi: Gjallë, po nuk flet asnjëherë as ajo në telefon. Na ka shkatërruar gjithë familjen, të gjithëve. Unë nuk kam mundësi…

Novruzi: Ore kur ishte këtu ai, sa herë të thashë unë, kur bridhte nëpër Tiranë ai. Unë dua lekët jam pa bukë, më dhemb mezi tani nuk punoj dot më.

Eni Çobani tregon se kontratat janë lidhur mes dy palëve dhe rasti i Bardhit është fituar edhe me proces gjyqësor.

Fatbardhi: Nuk e kam marrë me vete, sepse ai ka kaluar një krizë nervore, mund ta vrasë, unë futem për herë të dytë në varr, njëherë e futa në varr me lekët, ta fus për herë të dytë të bëj vrasje.

Novruzi: Le të futem ore ç’ke ti ku do futem unë, e bëj unë burgun. Ti ma gjej mua ku është pastaj përgjigjem unë për këtë. Zonja Eni, nuk mbaj dot më…

Eni Çobani: Zgjidhja ishte në momentin që zotëria fiton gjyqet, nxjerr urdhrin e ekzekutimit dhe përmbarimi fillon të bëjë shitjen në ankand të kësaj prone për të thithur ato para që mund të dilnin nga kjo shitje dhe t’ia kalonte Fatbardhit del që në radhën e parë të borxhit kundrejt këtij zotërie ishte banka. Banka më përpara kishte vënë një sekuestro mbi këtë pronë për dy kredi të marra. Fakti që kur zotëritë kanë lidhur kontratën ka qenë e lirë dhe e kemi këtë kartelë nga hipoteka, sot del banka dhe thotë e kam marrë unë që në 2006-n. Fakti që banka del që në 2006-n dhe ne kemi një kartelë të pastër të 2010-s, atëherë më thoni ju se ku qëndron problematika dhe si është e mundur që të ketë pasur bankë përpara të venë dhe kartela të dalë e pastër në 2010-n.

Ardit Gjebrea: Kush e ka lëshuar këtë kartelë?

Eni Çobani: Hipoteka e qytetit Fier, drejtues i zyrës vendore të regjistrimit Fier dhe noteri me të drejtë ka kërkuar nëse ka probleme apo jo dhe zyra me një dokument ligjor i është përgjigjur. Banka pretendon që e ka pasur në 2006-n dhe hipoteka në 2010-n e nxjerr të pastër... /tvklan

ME TE LEXUARAT