Dhjetera persona mbeten te vrare nga sulmi prane xhamise

Bota
Dhjetera persona mbeten te vrare nga sulmi prane xhamise

Autoritetet dhe mediat raportojne se mbi 100 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm me raketa dhe dronë kundër ushtarëve në provincën Mareb të Jemenit, thanë zyrtarët.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Mohammed al-Hadrami, tha se sulmi, i cili ka ndodhur të dielën pranë një xhamie, përpara lutjeve të mbrëmjes, është një “akt frikacak terrorist, që shkel të gjitha zakonet dhe vlerat fetare dhe njerëzore”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, Abdu Abdullah Majali, njoftoi për së paku 76 njerëz të vrarë.

Rebelët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani, u fajësuan për sulmin, edhe pse asnjë grup nuk e mori përgjegjësinë për të.

Qeveria e Jemenit, e cila njihet ndërkombëtarisht dhe mbështetet nga një koalicion ushtarak që udhëheq Arabia Saudite, është në luftë me rebelët Huthi qysh në vitin 2014.

Rebelët kanë kapur pjesën më të madhe të pjesës veriperëndimore të Jemenit dhe kryeqytetin e tij, Sana.

Mbi 10,000 njerëz janë vrarë deri më tani. I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Jemenin, Martin Griffiths, e dënoi sulmin pranë xhamisë.

ME TE LEXUARAT