Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Qan per tre dite pasi shampoja i rrezon gjysmat e flokeve

Nëna e tre fëmijëve ‘qau për tre ditë ’pasi një shampo për zbardhimin e flokëve e la atë në një gjendje shoku me flokët që filluan t’i binin masivisht në duar duke i krijuar edhe disa zona ku mbeti krejt pa.

Eden Gilliam, është 26 vjeçarja, nga Monteagle, Tenesi, e cila vendosi të lyejë flokët e saj bionde dy javë më parë, pasi kishte shumë vite që i mbante të zinj.

Pasi vizitoi një dyqan vendas për kujdesin ndaj flokëve, ajo pretendon se e kishin këshilluar të blinte zbardhues dhe një ‘zbutës’ të flokëve.

Kur u kthye në shtëpi, Eden zbardhi flokët e saj para se të fillonte trajtimin por pretendon se kombinimi e la në një gjendje vërtet të keqe pasi flokët filluan t’i binin.

Eden pretendon se flokët e saj dikur të dredhur dhe të dendur ndryshuan nga të qenurit “me të vërtetë të gjatë” dhe të shëndetshëm, e u kthyen në një rrëmujë të pariparueshme brenda disa minutash, duke u shpërbërë në duart e saj.
Madje gruaja tregon se në momentin kur shkoi në dush gjendja u përkeqësua pasi një pjesë e mirë e flokëve filluan të binin dukshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.