Femijet u gjeten te vdekur brenda makines, nena akuzohet per vrasje

Bota

Një nënë 27-vjeçare është akuzuar për vrasje pasi dy vajzat e saj të vogla u gjetën të vdekura brenda makinës.

Ngjarja ka ndodhur në Queensland të Australisë të shtunën. Sipas policisë, dy fëmijët ishin lënë brenda makinës dhe kishin humbur jetën për shkak të nxehtësisë, në një kohë kur temperaturat ishin 31 gradë Celsius.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një oficer policie tha se ishte provuar që vajzat e mitura kishin humbur jetën për shkak të asfiksisë nga i nxehti ekstrem. Për këtë arsye, mamaja e fëmijëve, Kerri-Ann Conley u arrestua për akuzën e vrasjes sepse kishte lënë vajzat të mbyllura brenda makinës.

Akuza është “indiferencë e pamatur ndaj jetës njerëzore”. Mamasë 27-vjeçare iu gjet edhe një sasi e vogël droge, e për këtë arsye akuzohet edhe për posedim të lëndëve narkotike.

ME TE LEXUARAT