Policia gjermane i lutet hajdutëve pas grabitjes se thesarit 1 miliardë euro

Soft

Policia gjermane u ka bërë lutje publike hajdutëve të cilët vodhën stoli me vlerë 1 miliardë dollarë nga një muze.

Lutja është që të bëjnë ç’është e mundur që të mos i shkrijnë objektet me vlerë, por t’i mbajnë ashtu siç janë.

Hajdutët arritën të futen në orët e para të mëngjesit në brendësi të një muzeu në Dresden të Gjermanisë, pasi fikën sistemin e energjisë elektrike, duke çaktivizuar alarmet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi hynë nga një dritare, ata shkuan vetëm te vitrina e muzeut ku mbaheshin stoli të lashta, diamante e gurë të çmuar, me vlera historike e që në total shkonin në gati 1 miliardë Euro.

Kjo është grabitja më e madhe në botë që është shënuar deri më sot. Hajdutët janë filmuar nga kamerat por ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e tyre.

ME TE LEXUARAT